Haradinaj: Mervete Maksutaj ka renë heroikisht për të mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për liri

Haradinaj: Mervete Maksutaj ka renë heroikisht për të mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për liri

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot në 20-vjetorin e rënies ushtaren e UÇK-së Mervete Maksutaj. Ai ka thënë se ky akt i kësaj luftëtareje të vendosur do t’u shërbejë brezave si dëshmi se nëpër çfarë sakrifice ka kaluar populli ynë deri në liri. “Njëzet vjet më parë, ushtarja e UÇK-së Mervete Maksutaj, gjatë aksionit për lirimin e disa bashkëluftëtarëve të plagosur, nga Spitali i Pejës, ka rënë në fushën e nderit, në dyluftim heroik, për të mbetur shembull i përjetshëm i veprimit guximtar për lirinë e atdheut. Ky akt i kësaj luftëtareje të vendosur do t’u shërbejë brezave si dëshmi se nëpër çfarë sakrifice ka kaluar populli ynë deri në liri. I përjetshëm kujtimi për Merveten!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …