Brickos

Komuna e Rahovecit nis projektin për ndërtimin e trotuarit në fshatin Drenoc

Në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet për ndërtimin e trotuarit në këtë fshatin. Trotuari do të ndërtohet përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati, nga hyrja e qytetit të Rahovecit deri në qendër të fshatit. Nisjen e punimeve për rregullimin e trotuarit në fshatin Drenoc, nga afër i kanë parë, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtor të drejtorive komunale dhe banor të fshatit Drenoc, të cilët e kanë pritur mirë fillimin e këtij projekti të rëndësishëm. “Vazhduam ditën me fillimin e ndërtimit të trotuarit në Drenoc. Trotuari, shumë i nevojshëm për banorët, do të ndërtohet nga hyrja e fshatit e deri në qendër. Nuk do të ndalemi deri sa t’i përfundojmë të gjitha projektet infrastrukturore të rëndësishme për të gjithë banorët e Komunës”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …