leoni

Haradinaj nga Franca përkujton bashkëluftëtarin, Zahir Pajaziti

Haradinaj nga Franca përkujton bashkëluftëtarin, Zahir Pajaziti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili momentalisht  gjendet në Francë, i liruar me kusht, përmes një postimi ka përkujtuar heroin e kombit, Zahir Pajaziti në 20-vjetorin e rënies. Ai ka thënë se së shpejti do ta vizitojë memorialin që vet e ka ideuar, ku tani sot prehet trupi i Zahirit.  Në postimin e tij, Haradinaj u shpreh: Sot u rivarrosën eshtrat e një luftëtari të madh, aty në vendin e lavdisë, në Memorialin e Zahirit, që do të jetë strehë lavdie edhe për luftëtarë të tjerë! E nisa vet idenë e ndërtimit të këtij memoriali dhe shpejt do të jem aty, për ta parë sa hije i ka Zahirit me shokë! Sa të jetë jeta, në nderim te të rënëve për liri, të cilën po na e rrezikojnë prapë! Zahiri, Edmondi, Hakifi, por edhe mijëra të tjerë heronj e dëshmorë, janë pengu i kësaj lirie që nuk na e marrin dot!

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …