Haradinaj: Oficerët e Ushtrisë Shqiptare, nëntetare Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun

Haradinaj: Oficerët e Ushtrisë Shqiptare, Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi e nderuan atdheun

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është nënshkruar sot në Librin e Zisë që Ambasada e Shqipërisë ka hapur për ndarjen nga jeta të dy oficerëve shqiptarë në misionin Riga të Letonisë. Këtë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes rrjetit social, ku ka thënë se Kosova do t’i jetë përjetësisht mirënjohëse dy oficerëve të ushtrisë shqiptare. “Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve në misionin në Riga të Letonisë. Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …