Haradinaj: Kufiri është në Çakorr

Haradinaj: Qytetarët me daljen e tyre masive në protestën e opozitës e kanë shkarkuar qeverinë Mustafa -Thaçi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj fillimisht i ka uruar protestuesve ditën e pavarësisëdhe ka lavdëruar pjesëmarrjen masive në protestë, ka kritikuar Qeverinë për demarkacionin, AKS-në, shkeljen e kushtetutës dhe lëshime të tjera. Haradinaj ka thënë se qytetarët me daljen e tyre masive në protestën e opozitës, kanë shkarkuar qeverinë Mustafa – Thaçi. “Kuorumi më legjitim. Sepse e kanë filluar kapjen e shtetit. E ka rritur korrupsionin, klientelizmin. Të korruptuarit i ka bërë të paprekshëm. Kjo qeveri e ka mbytur ekonominë e vendit. Ka ngritur papunësinë dhe ka rritur korrupsionin”, ka thënë Haradinaj. “Kjo qeveri nuk e ka mandatar ushtrinë në kohën kur janë rritur kërcënimet nga militantët islamikë. Kjo qeveri e ka sulmuar territorin e Kosovës me marrëveshjen me Demarkacionit. Kjo qeveri e ka sulmuar sovranitetin e vendit me marrëveshjen për Asociacionin. Kush e ka ndarë këtë qeveri, e keni ndarë ju. Andaj ju sot me vendimin tuaj e keni obliguar qeverinë që të zbatojë shkarkimin menjëherë”, ka theksuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

BDI ka reaguar ndaj thirrjeve raciste antishqiptare në Kumanovë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj thirrjeve raciste antishqiptare në Kumanovë gjatë ndeshjes së …