Limaj: Sot jemi këtu për t’i iu dërguar mesazh atyre që na thanë se opozita nuk e ka mbështetjen e popullit

Në fjalimin e tij para protestuesve, foli edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj i cili fillimisht atyre ua uroi Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Ai përkujtoi sakrificën e legjendarit Adem Jashari dhe gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës, duke falënderuar edhe të gjitha ata që kanë dhënë kontribut  në çlirimin e vendit. Ai ka thënë se Qeveria e sotme e Kosovës nuk është legjitime, andaj ajo duhet të largohet. Ne jemi këtu për të nderuar ata që na ndihmuan, por protestojmë kundër regjimit aktual i cili për 10 vite vetëm e zvogëloi territorin e Kosovës”, ka thënë Limaj. “Sot jemi këtu për të çuar mesazhin atyre që na thanë se opozita se ka mbështetjen e popullit. Sot jemi këtu për t’ju çuar mesazhin se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja, aty ku populli i Kosovës do të vendos se kush është fituesi e kush humbësi. Sot në sheshin e Prishtinës nuk është vetëm opozita e bashkuar, por të gjithë qytetarët e Kosovës. Populli kërkon largimin e pushtetit të dhunshëm. Pranojeni këtë realitet. Kosova është në udhëkryq për prosperitet ose për vazhdim të dështimit. Rruga e duhur janë zgjedhjet e parakohshme.  Mirë u pafshin në zgjedhjet e ardhme të Kosovës ka thënë në fund të fjalës së tij Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …