Haradinaj

Haradinaj: Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Qeverinë e Gjermanisë dhe popullin e saj për Ditën e Bashkimit. Ai ka shkruar se Ribashkimi i Gjermanisë shënon fitoren e lirisë dhe demokracisë ndaj regjimeve totalitare dhe ishte një frymëzim e shpresë për popujt e shtypur kudo në botë. “Gjermania e bashkuar u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, vazhdon të jetë thelbësor. Gjermania ishte përkrah popullit të Kosovës në momentet më vendimtare, për çka jemi përjetësisht falënderues” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për Qeverinë dhe Popullin Gjerman, Ambasadën Gjermane në Kosovë dhe të gjithë gjermanëve që shërbejnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku jep betimin dhe merr detyrën si kryetar i ri i Skenderajt

Kuvendi Komunal i Skenderajt zhvilloi sot mbledhjen inauguruese, ku kryetari i zgjedhur më 12 tetor, …