Edita Tahiri

Tahiri: Qeveria Kurti i ktheu në protektorat dy pikat kufitare në veri që ishin të pavarura

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka shfaqur vërejtjet e saj për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit tonë dhe për epilogun atje. Ajo ka tërhequr vërejtjen se Qeveria i ka kthyer dy pikat kufitare në veri, nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar. “Sot Policia speciale e Kosovës tërhiqet nga dy pikat kufitare në veri dhe vendosen pjesëtarët e KFOR-it, sipas marrëveshjes së fundit në Bruksel, ashtu siç kërkoi Serbia. Kjo do të thotë se kjo Qeveri aktuale i ktheu dy pikat kufitare nga pavarësia në protektorat ndërkombëtar. Nëse kjo qeveri vazhdon te jetë e pa aftë në negociatat e Brukselit ka rrezik që ta kthej krejt pjesën veriore në protektorat, që është një synim djallëzor i Sërbisë. Po ua kujtoj, se në vitin 2011, unë si kryengociatore me qeverinë e asaj kohe vendosëm kufirin ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë me marrëveshjen e Brukselit për IBM-in, kthyem policinë dhe doganat shtetërore të Kosovës në këto dy pika kufitare. Ndërsa sot shihni ku jemi, fatkeqësisht, duke rrëshqitur mbrapa në protektorat” ka shkruar ish-krye negociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …