Ramush Haradinaj

Haradinaj: Rrugën e Kosovës nuk e ndalin arrestimet, atë nuk e ndalen as tankset e Serbisë

Kryetari i AAK-së dhe Komandanti i Zonës së Dukagjinit gjatë luftës, Ramush Haradinaj, u ka dërguar porosi, miqve të Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, duke u përkujtuar se  rrugën e shtetit të Kosovës nuk mund ta ndal askush. Në postimin e tij ka shkruar se  “Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë ‘poternicat’ e tyre”, ka shkruar Haradinaj. “Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletë-arrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.  Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 12 mijë raste të parashkruara, drejtësia në Kosovë nën hijen e dështimit sistemik

Mbi 12 mijë raste penale janë parashkruar në Kosovë gjatë pesë viteve të fundit, duke …