Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se letra e kryetarit amerikan Donald Trump është lajm i mirë për shtetin dhe popullin e Kosovës. “ShBA që nga fillimi ka qenë dhe vazhdon të jetë përkrahësja më e fuqishme e shtetit të Kosovës, sovranitetit dhe integritetit territorial të saj. Si Kryeministër i Qeverisë së Kosovës mbështes fuqishëm çdo përpjekje për unifikim të qëndrimeve të spektrit politik dhe përgatitjeve të shpejta për përmbylljen e marrëveshjes gjithpërfshirëse ligjërisht obligative, me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar kryeministri Haradinaj .
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
