Daut Haradinaj: Arrestimi dhe përgjakja e Dardan Molliqajt duhet të jetë rast për Inspektoratin Policor

Haradinaj: Shqetësuese të dëgjosh deklarime politike ngazëlluese për dështimin e investimeve amerikane

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin e zbatimit të marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e Kosovës së Re. Contour Global ka dhënë disa arsye për tërheqje, e ndër to është edhe ndryshimi i pushtetit në Kosovë. “E çuditshme dhe shqetësuese të dëgjosh e lexosh deklarime politike nga përfaqësuesit institucional e politik me përplot ngazëllim, kur tregojnë për “suksesin” e tyre politik që ka të bëjë me dështimin e një projekti investues nga kompania amerikan “Contour Global” në vlerë 1.3 miliardë euro. Përfaqësuesit aksidental të institucioneve nga radhët e LVV-së, sot paraqiten të lumtur e plot gëzim që kanë arritur ta kthejnë në dështim një projekt investues amerikan. E dhimbshme se për çfarë paska ardhur dita. Po flasim për largimin e kompanisë amerikane “Contour Global” nga projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re””, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …