Haradinaj: Sot i kujtojmë betejat e përgjakshme anekënd vendit ku mijëra luftëtarë ranë dëshmorë për liri

Haradinaj: Sot i kujtojmë betejat e përgjakshme anekënd vendit ku mijëra luftëtarë ranë dëshmorë për lirinë e atdheut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar për 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës që shënon dhe fitorën e UÇK-së kundër forcave okupatore serbe. “12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kujtojmë sot, betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut”, ka shkruar Haradinaj. Ai ka thënë se i falënderohet me përulje SHBA-së dhe NATO-s që Kosovës i dolën në krah në kohën më vendimtare në historinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami akuzon Albin Kurtin: Me shqiptarët s’gjeti konsensus për presidentin, me strukturat paralele po

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin e Kosova, Albin Kurti, …