Haradinaj-Stublla: Nuk ka asnjë zotim ndaj Serbisë, për të hequr dorë nga avancimi e forcimi i subjektivitetit të vendit

Haradinaj-Stublla: Nuk ka asnjë zotim ndaj Serbisë, për të hequr dorë nga avancimi e forcimi i subjektivitetit të vendit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë nuk ka asnjë marrëveshje as premtim ndaj Serbisë, dhe aq më pak për të hequr dorë nga avancimi e forcimi i subjektivitetit të saj ndërkombëtar. “Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, i njohur nga gati 2/3 e botës, dhe e anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare e rajonale. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, NUK ka asnjë marrëveshje as zotim ndaj Serbisë, dhe aq më pak për të hequr dorë nga avancimi e forcimi i subjektivitetit të saj ndërkombëtar! MPJD e përkrah Kryeministrin Hoti dhe ekipin gjithëpërfshirës të Republikës së Kosovës, për të dialoguar për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë duke respektuar dy parimet e panegociueshme: integritetin territorial dhe rendin kushtetues. Çdo përpjekje për devijim nga këto dy parime do të dështojë, siç edhe kanë dështuar në të kaluarën.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …