Haradinaj takohen me përfaqësuesin e komunitetit malazez në Kosovë

Haradinaj takohet me përfaqësuesin e komunitetit malazez në Kosovë

Kryetari i AAK-së, Ramush haradinaj ka pritur sot në takim kryetarin e Komunitetit Malazez në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq. Me këtë rast, ata folën për pozitën e komunitetit malazez në Kosovë si dhe për çështjen e shënjimit të vijës kufitare mes dy shteteve. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që kjo çështje kërkon qasje të drejtë, profesionale dhe të paanshme, në mënyrë që ajo të zgjidhet në përputhje me interesat e ndërsjella. Sipas komunikatës së AAK-së, kryetari Haradinaj u shpreh i vendosur që komuniteti malazez t’i realizojë të gjitha të drejtat në Kosovë dhe të trajtohet si të gjitha bashkësitë e tjera etnike. “Malazezët në Kosovë sikurse edhe shqiptarët në Mal të zi janë element të rëndësishëm që përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve”, ka deklaruar ndër të tjerash kryetari, Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …