Kryetari Svarqa takoi përfaqësues të KFW-së

Kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, bashkë me stafin e tij, pati një takim me përfaqësues të KFW-së nga Gjermania, Elke Dullenkopf dhe Bernard Schenk, lidhur me “Garën për mjedis të pastër”, rreth së cilës Komuna e Ferizajt është përfshirë në një projekt që pritet të ndihmohet nga Gjermania përmes organizatës GIZ.

Gjatë takimit u bisedua për aspekte që lidhen me menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Ferizajt dhe rreth përpjekjeve që po bëhen për një mjedis sa më të pastër.

Kryetari Svarqa shprehu gatishmërinë e Komunës për të përmbushur kriteret e kërkuara, për zbatimin e projektit, i cili ka për qëllim përmirësimin e shërbimeve rreth mbeturinave dhe për pastrimin e mjedisit jetësor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …