Haradinaj: Tani është koha për tranzicionin e FSK-së, rreshtimin e saj me ushtritë e paqes dhe NATO-s

Haradinaj: Tani është koha për tranzicionin e FSK-së, rreshtimin e saj me ushtritë e paqes dhe NATO-s

Kryeministri Ramush Haradinaj në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s në Kosovë, Ralf Hoffmann, tha se Kosova është e gatshme që partneritetin e plotë me aleatët strategjikë ta shtrijë edhe në fushën e sigurisë. Ai theksoi se tani është koha për tranzicionin e FSK-së dhe rreshtimin e saj me ushtritë e paqes, duke iu bashkuar NATO-s. Kosova dhe Forca e saj e Sigurisë kanë pasur në vazhdimësi mbështetjen dhe ekspertizën e NATO-s, përmes këshillave të NALT-it. Në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, falënderova për punën e tij gjeneralin, Ralf Hoffmann, i cili shërbeu si model për oficerët tanë të rinj. Tani është koha për tranzicionin e FSK-së dhe rreshtimin e saj me ushtritë e paqes, duke iu bashkuar NATO-s. Mirëseardhje për gjeneralin Uwe, drejtorin e ri të NALT, i cili do të ketë gjithë mbështetjen e institucioneve të Kosovës në punën e tij”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …