Ministri Berisha i ndau medalje për Shërbim të Shquar drejtorit të NALT-it, gjeneralit Hoffmann

Ministri Berisha i ndau medalje për Shërbim të Shquar drejtorit të NALT-it, gjeneralit Hoffmann

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama morën pjesë në ceremoninë e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), për MFSK dhe FSK.

Në aktivitetin e mbajtur në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të organizuar nga NALT, ku u zhvillua ceremonia e ndërrimit të autoritetit të drejtorit të NALT-it nga gjeneral brigade Ralf Hoffmann tek pasuesi i tij në detyrë gjeneral brigade Uwe Becker,  ishin të pranishëm edhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj, zëvendës kryeministri Enver Hoxhaj, zëvendës ministri i FSK-së, z. Agim Çeku, Sekretari i përgjithshëm Shkelzen Sylaj, Komandanti i KFOR-it, gjeneral Salvatore Cuoci, zonja Liliane Maes nga Divizioni i Operacioneve në NATO, gjeneralë të FSK-së, ushtarak të KFOR-it si dhe ambasadorë e atashe të akredituar në Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, duke falënderuar gjeneralin Hoffman për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të MFSK/FSK dhe Ekipit të NALT si dhe me gjeneralin Hoffmann si drejtor, ministri i FSK-së z. Rrustem Berisha tha: ,, Është hera e dytë që ndërrimi i autoritetit të drejtorit të NALT-it bëhet në ambientet e Ministrisë për FSK, dëshmi kjo e bashkëpunimit të afërt dhe të sinqertë’’.

Më tej, ministri Berisha duke iu drejtuar drejtorit Hoffmann u shpreh: ,, I nderuari gjeneral Hoffman gjate kësaj periudhe njëvjeçare Ju me tiparet tuaja të lidershipit, bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar, keni vënë standard ndërveprimi që do të na shërbej si model i shtyrjes përpara dhe zhvillimit të sistemit tonë të mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe do ta bëj me të lehtë tashmë bashkëpunimin me pasuesin tuaj në këtë detyrë me rëndësi për ne si forcë dhe për misionin e pranisë ushtarake ndërkombëtare në Kosovë’’.

Ministri Berisha u shpreh falënderues për punën e NATO-s dhe KFOR-it me FSK-në:  ,,Angazhimi juaj gjeneral meriton mirënjohje të lartë institucionale dhe personale për gjithë atë që ke bërë për FSK-në. Si rezultat i këtij bashkëpunimi ndërveprues Forca e Sigurisë së Kosovës për gjatë nëntë viteve ka arritur një shkallë të lartë të cilësisë së kapaciteteve dhe aftësive operacionale, me asistencë teknike profesionale nga ekspertet e NATO-s përmes ekipeve trajnuese, këshillëdhënëse dhe ndërlidhëse’’

Në fund të fjalës së tij, duke i ndarë edhe Medaljen për Shërbim të Shquar gjeneralit Hoffmann, ministri Berisha tha: ,,I inkurajuar me punën tuaj gjeneral Hoffmann dhe paraardhësit tuaj gjatë mandatit tim, i  uroj mirëseardhje drejtorit të ri të NALT-it, gjeneralit Uwe Becker. Tashmë e kemi të shtruar rrugën dhe standardin e bashkëpunimit dhe do ta vazhdojmë dhe avancojmë edhe më tutje këtë bashkëpunim. Shfrytëzoj rastin të falënderoj NATO-s përmes NALT-it dhe KFOR-in për kontributin e dhënë për një mjedis të qetë, të sigurt dhe punën e vazhdueshme për zhvillimin e FSK-së’’. Së bashku kemi ardhur deri këtu dhe me të drejtë mund të krenohemi për arritjet e përbashkëta.

 

Gjithashtu edhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama shprehu konsideratë të lartë për punën e Ekipit të NALT-it si dhe drejtorit të NALT-it gjeneralit Hoffman, me ç’rast u shpreh: Ne jemi shumë me fat që kemi Ekipin e NATO-s  këtu dhe që punojmë së bashku në bazë ditore, që na ndihmon ne për të arritur  dhe qëllimet shtetërore që të jemi pjesë e sigurisë kolektive në të ardhmen e afërt.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovës i ndau medaljen ,,Shërbimi vetëmohues’’ gjeneralit Ralf Hoffman, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm gjatë shërbimit të tij në krye të NALT-it.

Drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Ralf  Hoffmann me rastin e dorëzimit të detyrës tek drejtori i ri i Ekipit të NATO-s, gjeneral brigade Uwe Becker, falënderoj lidershipin e FSK-së me fjalët: Faleminderit për bashkëpunimin e shkëlqyer! Ne kemi pasur partneritet të shkëlqyer në një ambient transparent dhe të besueshëm. Brenda misionit të FSK-së dhe NALT-it, ne punuam bashkërisht me respekt të ndërsjellë në sfidat ekzistuese.’’

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …