Ramush Haradinaj: Jam ushtar i Amerikës dhe i zbatoj urdhrat që marr nga ajo

Haradinaj: Për SHBA-të largohem nga posti i kryeministrit, por taksën ndaj Serbisë nuk e largoi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nëse SHBA-ja kërkon nga ai të heq dorë nga posti i kryeministrit, do ta bënte një gjë të tillë, por heqjen e taksës nuk do ta bënte as me kërkesën e aleatit kryesor të Kosovës. Haradinaj ka pohuar se nuk e ngre dorën me asnjë kusht për të hequr taksën ndaj Serbisë, ndërsa pozitën do ta linte nëse ia kërkon Amerika. “Po të vije amerikani e të më thotë, ‘Ramush, a po e lëshon detyrën’, unë largohem. Por nuk e çojë dorën ta heq taksën ndaj Serbisë, unë këtë e kam thënë që nuk e bëjë”, ka thënë ai në një paraqitje televizive.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …