Kapen në Ferizaj mallra pa datë prodhimi, dyshohet për kontrabandë

Rreth orës 8:30, pas njoftimit nga Policia e Kosovës – Njësia e Trafikut se kanë ndaluar një mjet transportues – furgon në fshatin Dardani, i cili po bartte produkte ushqimore, me dyshimin se ishin mallra kontrabande, në vend ndalimin e mjetit transportues, dolën Inspektorati i Komunës së Ferizajt. Nga kontrolli i hollësishëm i këtyre produkteve, Inspektorati i Komunës së Ferizajt konstatoi se këtyre mallrave i mungon data e prodhimit, që rrit dyshimin për kontrabandën e kësaj ngarkese mallrash. Madje, mos përmbushja e këtij elementi, pra datës së prodhimit bie në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Tutje, inspektorati i Komunës, këtë ngarkesë e ka konfiskuar duke hapur rrugën për zhvillimin e procedurave tjera ligjore konform legjislacionit në fuqi. Qarkullueshmëria e mallrave të tilla në treg, rrit pasigurinë e qytetarëve për konsumin, andaj Inspektorati i Komunës me aksione të tilla të përditshme po zhvillon betejën ligjore ndaj subjekteve që hedhin në treg mallra të tilla të dyshimta. Njëkohshëm, Inspektorati i Komunës, falënderon Policinë e Kosovës, njësinë e trafikut për mbështetjen e vazhdueshme duke kërkuar edhe mbështetjen nga qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …