Haradinaj: Vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel Enka” ka qenë i domosdoshëm

Haradinaj: Vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel Enka” ka qenë i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kontrata dhe vendimi për alokimin e 53 milionë eurove kompanisë “Bechtel Enka” ka qenë i domosdoshëm. Ai ka thënë se një vlerësim i tillë është marrë për t’i ikur arbitrazhit ndërkombëtar. “Nuk kemi pasur qare pa ua paguar paret, sepse i kemi gjetur pa paguar 14 milionë euro që Qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi. Ne jemi vonuar me pagesa për kompaninë dhe kjo parashihet edhe në kontratën e bërë në fillim. Por, po ju garantoj se askush asnjë cent nga ky 53 milionëshi nuk mundet ta vjedh, sepse s’mundesh t’i vjedhësh para një kompanie ndërkombëtare siç është ‘Bechteli’”, ka thënë Haradinaj para deputetëve të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

10 vjet nga marrëveshjet e Brukselit, debati për asociacionin mbetet i hapur mes Kosovës dhe Serbisë

Më 25 gusht 2015, në Bruksel u nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme në kuadër të …