Kryetari Thaçi kërkon nga qytetarët e Kosovës respektim rigoroz të rekomandimeve të IKSHKP-së

Hashim Thaçi i vendosur që çështjen e “korrigjimit” të kufijve me Serbinë, ta shtrojë në Bruksel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i vendosur që çështjen e korrigjimit të  kufijve me Serbinë, ta shtrojë në takimin e 7 shtatorit në Bruksel gjatë dialogut me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Edhe zyrtarisht, i pëlqeu dikujt apo jo, unë do ta shtroj kërkesën e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që ajo pjesë t’i bashkohet Kosovës. Nuk kam ndonjë nostalgji për vijat e shtruara nga famëkeqi Aleksandar Rankoviq. Të gjithë janë të pajtimit që duhet rregulluar vijat me Serbinë. Unë nuk e kam ndonjë kasavet për Serbinë, por vendi ynë duhet të ecë përpara, tha Thaçi. Angazhimi im qind-për-qind është i koordinuar me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Zërat tjerë janë zëra që kërkojnë pështjellim. “Vendimin përfundimtar për marrëveshjen Kosovë- Serbi e japin qytetarët e Kosovës me referendum”, tha kryetari i Kosovës Hashim Thaçi gjatë takimit të dytë të sotëm që ka mbajtur me liderët e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, u zhvilluan aktivitete tematike e përkujtimore

Në 27-vjetorin e rënies heroike të Luan Haradinajt dhe përvjetorin e Smajl Haradinajt, janë bërë …