Hashim Thaci

Hashim Thaçi i zbut dhe i “han” fjalët

Në konferencën e sotme për gazetarë, zëvendësi i Isa Mustafës, Hashim Thaçi ka deklaruar, gjithnjë me cinizëm, se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2018, duke konfirmuar qysh tani se ato me siguri se do t’ i fitojnë PDK-ja dhe LDK-ja. Jam i sigurt se zgjedhjet sërish do t’ i fitojmë sepse kemi përkrahjen ndërkombëtare, ka saktësuar Thaçi, i cili  ka riinterpretuar deklaratën e 17 shkurtit, kur ka  thënë se “opozita qyqare nuk pati guxim të ngjitet 20 metra më lart, sepse e dinte mirë se nuk do ta presim me kafe”. Ai mohon të ketë pasur qëllim ta fyejë opozitën dhe shpreh keqardhje për ato që ai i quan keqinterpretime, sepse pretendon se deklaratën ia ka drejtuar vetëm Visar Ymerit, Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt. Ai po ashtu tha se kryetarin i Kosovës do të zgjidhet në afatin e paraparë me ligj.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …