Sërish ndërpritet seanca e Kuvendit nga tymi lotsjellës i deputetëve të opozitës

Kryekuvendari, Veseli ka insistuar sërish të vazhdojë punimet në Kuvend, por sapo ka filluar të  lexojë agjendën, opozita ka hedhur sërish tym lotsjellës. Ai ka bërë përpjekje me çdo kusht t’ i bindë deputetët që të qëndrojnë, por të gjithë deputetë e pozitës e kanë lëshuar sallën, ku po qëndrojnë vetëm deputetët e opozitës. Veseli ka dhënë pesë minuta pauzë, por nuk dihet se a do të fillojë sërish punimet Kuvendi, apo deputetët e pozitës do të vazhdojnë punimet në ‘Tavanin” e Kuvendit. Ndërkohë protestuesit po  qëndrojnë para objektit të Kuvendit, i cili është rrethuar në tërësi nga kordone të shumta të policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Vetëvendosje për te'i mbuluar skandalet në qeverisje po e nxit armiqësinë mes Kosovës dhe Shqipërisë

Bekim Haxhiu kërkon shpalljen “non grata” të drejtuesve të Speciales në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj aktgjykimit të Dhomave të …