Hashim Thaçi kritikon Specialen për caktimin e seancës më 28 Nëntor: “Një vendim i pajustifikueshëm dhe i ndjeshëm”

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ashpër ndaj gjykatës speciale në Hagë, pasi trupi gjykues ka caktuar mbajtjen e një seance përgatitore pikërisht më 28 Nëntor, Ditën e Flamurit, një ndër datat më të rëndësishme të historisë dhe identitetit kombëtar shqiptar. Duke marrë fjalën gjatë konferencës përgatitore, Thaçi u shpreh se vendimi i Speciales është i papërshtatshëm dhe i pambështetur në ndjeshmërinë që kërkojnë rrethanat kulturore dhe historike të palës që po gjykohet. “E mirëpres mbajtjen e seancës dhe jam këtu për respektimin e shtetit ligjor. Por, i nderuar gjyqtar, është me rëndësi të mos ndodhin gjëra që nuk do të lejoheshin në shtetet përkatëse të huaja,” deklaroi ai. Sipas Thaçit, zgjedhja e datës së seancës pikërisht më 28 Nëntor  ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe e ngritjes së flamurit kombëtar, përbën një mospërfillje ndaj historisë dhe simbolikës që kjo datë mbart për shqiptarët. “Çdo popull, përfshirë edhe ne shqiptarët, ka historinë, traditat dhe vlerat e veta kombëtare. Caktimi i kësaj seance sot, më 28 nëntor, do të duhej të ishte shmangur. Për mua dhe për shumë shqiptarë, kjo është një befasi jo e mirë,” theksoi ish-presidenti. Reagimi i Thaçit vjen në një kohë kur Specialja është kritikuar shpesh për mungesë ndjeshmërie dhe disproporcionalitet në qasjen e saj ndaj simbolikave historike që lidhen me luftën e UÇK-së dhe shtetformimin e Kosovës. Ndërkohë, trupi gjykues nuk dha ndonjë shpjegim publik mbi arsyet e përcaktimit të datës së seancës.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz: “Festat e nëntorit mbeten të mangëta pa krerët e UÇK-së”

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë bërë sot homazhe në …