Hashim Thaçi për Banjskën: Si u lejua largimi i të armatosurve qetësisht, sikur të ishin “krushq të lirisë”?

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar me tone kritike lidhur me sulmin në Banjskë të Zveçanit, që ndodhi më 24 shtator 2023. Në një intervistë ekskluzive nga Haga për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Thaçi ka ngritur pikëpyetje të forta mbi mënyrën se si ndodhi ngjarja dhe sidomos rreth tolerimit të largimit të grupit të armatosur serb nga territori i Kosovës. “Si ndodhi të shfaqen mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës? Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës, sikur të ishin ‘krushq të lirisë’ e jo atakues të lirisë dhe shtetit?”, deklaroi Thaçi. Ai theksoi se institucionet e Kosovës e kishin “në dorë edhe shkopin edhe karotën”, por megjithatë ndodhi një dështim serioz në menaxhimin e situatës. Sipas tij, zbardhja e kësaj ngjarjeje kërkon një hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë transparente. “E vërteta për atë që ndodhi në Banjskë i duhet më shumë shtetit të Kosovës në raport me ndërkombëtarët, sesa për ta kënaqur opinionin publik lokal”, tha ish-presidenti Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Republika e Kosovës e mbështet plotësisht Ukrainën si një shtet të pavarur, me sovranitet dhe integritet territorial

Deputetja ukrainase: Ukraina do ta njohë Kosovën në të ardhmen e afërt

Deputetja e parlamentit ukrainas, Ivanna Klympush Tsintsadze, deklaroi në një intervistë për Klan News se …