Brickos

Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Hashim Thaçi, uroi Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar kandidatin republikan, Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thaçi në një postim ka shkruar se miqësia mes dy vendeve është bazë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh. “Duke qenë i vetëdijshëm për rolin udhëheqës të  Amerikës në arenën ndërkombëtare, jam i bindur se presidenti i zgjedhur, me përgjegjësinë më të lartë, do t’i adresojë sfidat e shumta në nivel global”, ka shkruar Thaçi. “Miqësia e përhershme ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë është bazamenti mbi të cilin do ta vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh. Sekretares Clinton i jemi përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e saj të vazhdueshme për popullin dhe shtetin e Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …