Ramush Haradinaj

Haradinaj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i shtetit të Kosovës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka uruar për fitoren kryetarin e ri të Amerikës, republikanin, Donald Trump. Duke uruar popullin amerikan për zgjedhjen e presidentit të ri, Haradinaj ka shtuar se beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë partner strategjik i shtetit të Kosovës. Kosova e vogël do të vazhdojë të jetë një aleate dhe një mike e Amerikës së madhe! Po ashtu i shpreh mirënjohje të thellë Sekretares Amerikane të Shtetit Znj. Hillary Clinton, nje mike e madhe e Kosovës, për gjithë çfarë ka bërë për Kosovën!

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …