leoni

Haxhiu

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Ministrja e Drejtësisë në detyrë dhe kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të reagojë sa më parë lidhur me ngërçin institucional. Ajo theksoi se për shkak të ndjeshmërisë dhe urgjencës së situatës, është e domosdoshme që Kushtetuesja ta japë fjalën e saj për të mundësuar zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit.

 “Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë për konstituimin e Kuvendit, por kjo është edhe përgjegjësi e opozitës. Kurse formimi i qeverisë mbetet në përgjegjësi të LVV-së dhe partnerëve Guxo e Alternativa”, shtoi ajo.

Haxhiu kundërshtoi fuqishëm idenë e një qeverie tranzitore, të propozuar nga kryetari i LDK-së.

“Pse të ketë qeveri të tranzicionit kur qytetarët kanë folur qartë më 9 shkurt? Propozime të tilla janë goditje ndaj vullnetit të popullit dhe nuk kanë mbështetjen e LVV-së”,tha ajo.

Mes tjerash Haxhiu ka konfirmuar se Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar takime me Nismën Socialdemokrate dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë që mund të kontribuojnë në zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe më pas në votimin e qeverisë së re.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ

Zgjedhjet e reja parlamentare, zgjidhje reale apo vonesë politike

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur gjithnjë e më shumë si një mundësi …