Albulena Haxhiu i thotë Lutfi Hazirit: Kryeministri është vendosur më 6 tetor

Haxhiu: LDK i përshëndet veprimet antikombëtare dhe i kundërshton deklaratat për bashkimin kombëtar

Pas deklaratës së Avdullah Hotit të LDK-së, kundër  kryeministrit shqiptar lidhur me idenë e propozuar që shqiptarët ta kenë një kryetar të përbashkët ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë së LDK-ja në përgjithësi i përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejtë bashkimit kombëtar.

“Avdullah Hoti paska reaguar kundër deklaratës të Edi Ramës e poashtu ditë më parë duartrokiti heqjen e flamurit kombëtar nga rrethi. S’e di pse LDK në përgjithësi me zell flasin e përshëndesin veprimet antikombëtare dhe kundërshtojnë deklaratat që çojnë drejtë bashkimit kombëtar. Nuk e mbaj mend ndonjëherë që z.Hoti dhe LDK, kanë reaguar kundër deklaratave të shpeshta të Vuçiqit, kundër Republikës sonë, as kundër luftës së egër të Serbisë ndaj Kosovës, kudo në mekanzimat ndërkombëtarë. Në raste të tilla fshihen si struci!”, ka shkruar Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …