Një donacion prej 1.1 milion euro e ka ndarë Qeveria e Japonisë për sistemin e shëndetësisë së Kosovës

Një donacion prej 1.1 milion euro e ka ndarë Qeveria e Japonisë për sistemin e shëndetësisë së Kosovës

Marrëveshja në mes Kosovës dhe Japonisë për dhënien e grantit shtetëror për Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës, është nënshkruar të dielën nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili  dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka thënë se ky grant është shumë i rëndësishëm dhe do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona. Në nënshkrimin e marrëveshjes ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“1.1 milion euro grant nga Qeveria e Japonisë për shëndetësinë kosovare. Ky grant shumë i rëndësishëm, do të përdoret për furnizim me aparaturë moderne për spitalet tona. Në javët në vijim do të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, të cilat do të ndikojnë direkt në përmirësimin e sektorit tonë shëndetësor. Faleminderit Japoni”, shkroi Imsaili në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …