Hazir Mehmeti: Vdiq veprimtari dhe ish i burgosurit politik, Tahir Mehmeti

Bacë Tahiri, ishte i burgosur politik i dënuar 3 vjet burg, në grupin e oficerëve shqiptarë në vitin 1986 në Sarajevë. Varrimi i tij u bë me nderime në varrezat qendrore të Poreçit.) – Pas një sëmundje të gjatë kronike u nda nga jeta veprimtari shqiptar nga Poreçi i Kroacisë, Tahir Mehmti. Që herët ai ishte i njohur me veprimtarinë e tij në afirmimin e shqiptarëve në Slloveni e Kroaci. Ishte i njohur si sipërmarrës ndërtimtarie në gjithë hapësirat e Sllovenisë dhe Istres. Shumë mërgimtarë shqiptarë punuan dhe gjallëruan falë menaxhimit të suksesshëm të tij në kohët më të vështira. Nga ai mësuan zanatin shumë të rinj mërgimtarë të cilët pastaj me sukses vazhduan punën e tyre ndërtimore duke zgjeruar rrjetin e mërgimtarëve të suksesshëm në ndihmë vendlindjes së robëruar. Ai me grupin e tij ndërtoi shtëpi e pallate që nga bjeshkët e Trigllavit gjerë në Gjirin e Rjekës. Në Poreqin turistik veprat e artit ndërtimor të realizuara nga dora e tij do flasin gjatë. Në periudhën pas vënies së kufijve bashkë me punëtorët e tij u dallua në artin e ndërtimit e furrave në hotele e restorante, për çka mori lëvdata e mirënjohje. Ishte i njohur për respektin e bujarinë e tij, virtyt që e afroi me shumë njerëz nivelesh të ndryshme, nga politika, diplomacia, arti e kultura. Kishte mik të mirë regjisorin e njohur kroat Branko Bauer, me ftesën e tij speciale, dikur, përcolli festivalin e parvjetshëm të filmit në Arenën e Pulës.


 


Për shkak të aktiviteteve organizative në kërkim të avancimit të pozitës së shqiptarëve në ish Jugosllavi, u arrestua nga prokuroret ushtarak në vitin 1986 bashkë me oficerët Rrahim Ademi, Naim Maloku, Agim Mehmeti etj. dhe u mbajt nën hetime izoluese ushtarake në burgun ushtarak të Sarajevës, ku dënohet tri vjet burg të rëndë bashkë me grupin shqiptarë nga Sllovenia dhe Kroacia. Tahiri u dallua për qëndrimin e tij burrëror para presioneve të ashpra në gjyqin ushtarak në Sarajevë dhe nuk i pranoi asnjëherë aktakuzat, për çka u dënua më ashpër. Pas ankesës, jo që nuk iu ul dënimi, por ati i shtohet dënimi edhe për disa muaj. Ai ishte personi civil i akuzuar në mesin e tetë oficerëve shqiptarë për gjëja, lëvizjen irredentiste. Ja çfarë thotë Gjen. Rrahim Ademi në Express (7 qershor 2008): “Ishim 10 veta që akuzoheshin bashkë me mua. Tetë eprorë dhe dy civilë – nga Lubjana. Prej të dhjetëve, vetëm unë dhe një tjetër nuk i pranuam montazhet e imponuara, ndërkaq të tjerët i pranuan, gjërat që kurrë s’i kishin bërë. U kishin premtuar se do të kalonin më së miri ashtu”. Tahiri në bisedë shpesh thoshte: “Liria nuk vjen pa sakrifica. Mbi të gjitha për mua ishte i rëndë izolimi i ashpër në burg. Agjentet e sigurimit përdoren metodat më të ndyta duke siguruar spiun nga radhët e shqiptarëve. E sot ata marrin paga nga buxheti i Kosovës”. Në Istri, Tahiri, ishte i njohur për lojën e tij të shkëlqyeshme në shah, anëtarësohet në klubin e shahut –Poreq- ku dallohet me sukses në Ligën e Rajonale dhe Kroacisë. Emri i tij në ranglistën e shahistëve në Kroaci qëndron në nderin e merituar.


 


U lind në fshatin Besnik (Beçiq) Kosovë, shkollimin fillor e mbaroi në Qirez, kurse shkollën e ndërtimtarisë në Lublanë. Qe në moshën katërmbëdhjetë vjeçare migron në Mal të Zi për shkaqe ekonomike shumë të këqija, ku detyrohet të punon në guroren e Nikshiqi dhe Zetës për të siguruar ushqimin e motrave dhe vëllezërve të mbetur jetim pas vdekjes së prindit. Nga puna e rëndë sëmurët rëndë duke lënguar afër një vit në spital. Pas shërimit shpërngulet, bashkë me shumë shqiptarë tjerë në Slloveni, ku themelon sipërmarrjen e tij. Për shkak të aktivitetit të tij arrestohet nga sigurimi i shtetit dhe dënohet me tri vjet burg (Sarajevë). Gjithkund e përcollën frymëzimet e marra nga rrethi malësor, porosia e këngës kreshnike të rapsodëve do jetë e pandarë në qëndrimin e tij burrëror para stuhive që vrisnin kombin. Ai do mbetet në kujtim si njeri për tolerancë e miqësi mes njerëzve kombesh e besimesh të ndryshme. (17. 11. 2015 )


 

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Policia nuk është shtab zgjedhor – Pokuroria, MPB dhe KSHZ ta hetojnë Izetin

Dje, para syve të gjithë opinionit, kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, …