Lutfi Haziri

Haziri: Gjilani është nën masa ndëshkuese dhe kufizuese nga Qeveria e Kosovës

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për të cilën ka thënë se po e ndëshkon këtë komunë me masa diskriminuese negative. Ai ka theksuar se Gjilani është nën masa ndëshkuese dhe kufizuese nga Qeveria e Kosovës, për shkak të moszbatimit të ligjit dhe mosarritjes së standardeve të qeverisjes lokale pasi raporti i auditorit të pavarur e ka kategorizuar këtë komunë me probleme serioze. “Për shkak të këtyre problemeve, Gjilani është përjashtuar nga fondet për bashkëpunim ndërkufitar, ndërkohë që kemi qenë komunë lidere për 7 vjet radhazi sa i përket përfitimit të dhjetëra programeve multi-milionëshe të bujqësisë, turizmit rural, agro-biznesit dhe aktiviteteve të përmirësimit të teknologjisë së kompanive private” ka theksuar mes tjerash, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …