Lutfi Haziri: Nuk duhet të ketë vija të kuqe, edhe pse ne i kemi vendosur vetë ato ndaj PDK-së si debat i brendshëm

Haziri: Musliu po shkon nga kjo jetë me sy të hapur meqë të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore nuk u realizuan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e ka vlerësuar lartë kontributin e ish kryetarit të Bujanocit dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Kosovës Lindore, Jonuz Musliut në çështjen kombëtare. Haziri ka thënë së Musliu po ikën nga kjo botë më sy të hapur pasi që çështja e shqiptarëve në Kosovën Lindore nuk është e zgjedhur ende. “Kontributi i Musliut ishte i madh në të gjitha periudhat. Një luftëtar i jashtëzakonshëm për të drejtat e shqiptarëve. Po shkon nga kjo jetë me sy të hapur meqë të drejtat e shqiptarëve në Luginë nuk u realizuan. I mbetet institucioneve të tij, subjektit dhe kolegëve që t’ia vazhdojnë misionin”, ka theksuar Lutfi Haziri. Nga ora 9:30 deri në ora 12:00 do të behën homazhe në Teatrin e Gjilan, ndërsa varrimi i  Musliut do të bëhet në Konçul të Bujanocit në ora 14:00. Trupin e pajetë të tij në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë me nderime të larta e ka pritur Garda e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …