Bernd Posselt: Heinz C. Strache është dorë e zgjatur e Kryetarit të Rusisë Vladimir Putin brenda BE-së

Heinz-Christian Strache: Austria është ngutur që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës

Njohja e Kosovës është çështje e Serbisë, kurse presioni mbi të për ta pranuar Kosovën është mënyrë e gabuar, tha Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, para vizitës në Beograd. “Mendoj se njohja e Kosovës është çështja e vetme e Serbisë. T’i bëhet presion vendit për këtë do të ishte mënyra e gabuar. Austria, si një vend neutral, duhet të luajë rolin e një ndërmjetësuesi”, tha Strache për gazetën serbe “Politika”. Strache përkujton se partia e tij (parti e skajshme konservatore) kritikoi ashpër njohjen austriake të Kosovës, por tani është një fakt që nuk mund të ndryshohet më. Zëvendës-kancelari austriak tha se shpreson se është i mundur një kompromis në kuadër të dialogut të Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës, që nënkupton mbetjen e Kosovës nën Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …