Kryetari Jashari zhvilloi takim me dy Kryetarë të komunave në Austri dhe personalitete te njohura Ambasadorë dhe bashkatdhetarë në këtë shtet

Gjatë një vizite tre ditore në Austri, kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, zhvilloi takime të rëndësishme, JASHARI, u takua me kryetarin e Salzburgut, Dipl.Ing. Harald Preuner, dhe kryetarin e Sattledtit, Ing. Gerhard Hubert. Gjatë kësaj vizite JASHARI, u takua me ambasadorin e Shqipërisë, Roland Bimo dhe ambasadorin e Kosovës, Sami Ukelli. Po ashtu zhvilloi takime me bashkatdhetarë, student, biznesmen, doktorë, dhe personalitete të profileve të ndryshme. Gjatë këtij takimi u bisedua për shumë çështje të interesit të përbashkët, shkëmbimin e përvojave si dhe krijimin e bashkëpunimit në lëmin ekonomik. Po ashtu, u trajtuan mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetja në projekte të ndryshme. Takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, dhe ambasadorin e Kosovës, Sami Ukelli, i vlerësoj si takime shumë të sinqerta dhe të veçanta. Në takimin e përzemërt me bashkatdhetarët në Vjenë, u bisedua për shumë çështje. I informova për angazhimet e mia aktuale, ndërsa ata parashtruan pyetje por edhe sugjerime për të ardhmen tonë sa më të mirë, të përbashkët. Diaspora si çdo herë vazhdon ta mbështesë në forma të ndryshme vendlindjen e tyre duke u bërë faktor i rëndësishëm në mirëqenien e qytetarëve. Studentët që i kam takuar, i inkurajova për rezultate sa më të mira që dijen dhe përvojat e fituara t’i sjellin në vendlindjet e tyre. Ju thash se ne kemi nevojë për ta. Kryetari Jashari i falënderoj të gjithë bashkatdhetarët në Austri për pritjen e ngrohtë, si dhe Konsullin tonë aty, Imer LLadrovci, për pritjen dhe shoqërimin në takimet gjatë kësaj vizite.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …