Donika Gervalla

Aktivistja shumëvjeçare e LDK-së, Donika Gërvalla, është larguar nga kjo parti

Aktivistja shumëvjeçare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla, është larguar nga kjo parti. Ajo në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se në LDK tashmë është e pamundur të punosh me nder dhe dinjitet për përparimin e Kosovës. “Shpresa e fundit ka vdekur. Kush beson në ndryshime në këtë LDK rrezikon të mashtrojë vetveten”, ka shkruar ajo. Donika Gërvalla është vajza e veprimtarit të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …