Hekuran Murati

Hekuran Murati: Ftesa e kryetares Osmani për takim do të shqyrtohet nga Grupi Parlamentar i LVV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se ftesa e presidentes Vjosa Osmani për një takim konsultativ me partitë parlamentare do të shqyrtohet nga Grupi Parlamentar i partisë. Duke folur para gazetarëve në hyrje të Kuvendit, përpara se të niste përpjekja e pesëmbëdhjetë për konstituimin e legjislaturës së nëntë, Murati tha se vendimi për pjesëmarrje në takim nuk është marrë ende dhe se do të varet nga diskutimi brenda grupit parlamentar, ku bëjnë pjesë edhe partnerët Guxo dhe Alternativa. Duhet me pa se çka ka vendosur Grupi Parlamentar. Gjithsesi që shqyrtohet ftesa dhe shihet se çka është, dhe besoj tani ju njoftojmë, u shpreh Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …