Deputeti, Hekuran Murati, thotë se ka miell më bollëk, por blerësit me pakicë nuk e gjejnë dot në asnjë shitore

Hekuran Murati thotë se nuk ka mospajtime të thella mes të Vetëvendosjes dhe LDK-së për çështjet programore

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se në takimet e zhvilluara me zyrtarë të LDK-së pas zgjedhjeve, janë diskutuar shumë tema dhe thotë se ka frymë konstruktive nga të dyja palët. Sipas tij, nuk është se ka ndonjë mospajtim të thellë mes dy partive për çështjet programore, ndonëse thotë se janë disa gjëra që duhen ‘hekurosur’, por shtoi se në shumicën e rasteve ka pasur pajtim dhe është gjetur gjuha e përbashkët. Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, Murati thekson se ajo duhet shuhet ndërsa për Telekomin duhet të rishikohen të gjitha kontratat dhe vendimet e marra nga menaxhmenti dhe bordi i kaluar. Sipas tij, në qeverisjen e ardhshme, asfalti nuk do të jetë prioritet, por infrastruktura nuk do të lihet anash.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …