Helga Schmid: Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe demarkacioni me Malin e Zi janë dy kushtet që duhet t'i përmbush Kosova

Schmid: Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe demarkacioni me Malin e Zi janë dy kushtet që duhet t’i përmbush Kosova

Sekretarja e Përgjithshme e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, ka ripërsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian se Kosova ka edhe dy kushte për t’i plotësuar për liberalizimin e vizave. Ajo ka thënë se Kosova duhet t’i bëjë reformat e nevojshme për tu bërë pjesë e Evropës.

“Ne e dimë se sa i rëndësishme është liberalizimi i vizave për Kosovën, por Kosova i ka edhe dy kushte për t’i plotësuar, të cilat tashmë dihen siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe demarkacioni me Malin e Zi”, ka deklaruar Schmidi, pas takimeve të ndara me kryeministrin Haradinaj dhe kryetarin Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Quint-i: Nuk përzihemi në zgjedhjen e ministrave të rinj

Ambasadorët kërkojnë respektim të Kushtetutës – Kosova përballet me bllokadë institucionale dhe krizë besimi

Kriza e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka hyrë në një fazë të ndjeshme politike …