Ministri Lluka takon minatorët e kombinatit “Trepça”, këkon nga ta t'i kthehen punës së nuk ka rritje të pagave

Ndërpritet greva minatorëve të Trepçës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik zotohet të përmbush kërkesat e tyre

Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri, Valdrin Lluka ka arritur një marrëveshje me minatorët e Minierës së Stantërgut, me të cilën ndërpritet greva e tyre, e nisur dje, ndërsa brenda 10 ditësh kërkesat e minatorëve do të trajtohen nga institucionet kompetente për të siguruar një zgjidhje të pranueshme.

Sipas komunikatës, Lluka me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar në Trepçë ku është takuar Sindikalistët e Minatorëve, menaxhmentin e Trepçës dhe minatorët, nga të cilët është njohur me kërkesat e tyre dhe mundësinë e realizimit të tyre brenda një afati sa më të shkurtër.

Kreu i MZHE-së është zotuar se sipas përgjegjësive, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës, do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e minatorëve dhe brenda 10 ditësh do të gjendet zgjidhja për sistematizimin e punëtorëve, derisa kërkesat tjera do të përmbushen brenda këtij viti. Ndryshe, dje minatorët e Trepçës, respektivisht Minierës së Stantërgut kanë hyrë në grevë me kërkesa; përmirësimi i cilësisë së ushqimit, zbatimi i kontratës kolektive, sistematizimi i punëtorëve sipas kërkesave

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Tiranë, me propozim të kryebashkiakut, Erion Veliaj, titulli “Qytetar Nderi”, do t’ i jepet kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti

Me propozim të kryebashkiakut, Erion Veliaj, Këshilli Bashkiak i Tiranës, sot i jep  titullin “Qytetar Nderi”, …