Hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale vazhdojnë fushatën e bastisjeve

Hetuesit e Prokurorisë së Gjykatës Speciale vazhdojnë fushatën e bastisjeve. Sot ata kanë filluar aksionin  në shtëpinë e Ismail Sylës, ish-këshilltar i kryetarit,  Hashim Thaçi. Dje është kryer bastisje në shtëpinë e Artan Behramit dhe në shtëpinë e prindërve të tij. Edhe Behrami ka qenë ish-këshilltar i Thaçit. Para dy ditësh Specialja ka kryer bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarëve Bashkim Smakaj dhe Blerim Shala. E muaj më parë ishte bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër, Adil Behramaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …