Hiqen kurorat e luleve që i vendosi Jabllanoviqi në Koshare

Hiqen kurorat e luleve që i vendosi Jabllanoviqi në Koshare

Disa qytetarë të ofenduar nga gjesti provokativ i ish-ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq, kanë hequr kurorat e luleve që i kishte vendosur ai në Koshare. Ish-ministri i Isa Mustafës që kishte fyer nënat e të vrarëve në Gjakovë, të ashtuquajturën festë të Vidovdanit e kishte shfrytëzuar enkas për provokim. Jabllanoviq kishte vendosur kurora lulesh në përkujtim të ushtarëve, policëve e paramilitarëve serbë të vrarë në Koshare. Ai, madje, i kishte quajtur ata si ‘heronj’. Mirëpo, nuk kanë shkuar as 24 orë dhe disa qytetarë liridashës kanë hequr këto lule dhe kanë vendosur flamurin kuqezi aty.

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku – marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, sot kanë vizituar Komunën …