Partia FJALA

Fjala: Gavriq duhej të dënohej maksimalisht e jo me 13 vjet

Partia Fjala ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës për dënimin e serbit, Sllobodan Gavriq, i cili është shpallur fajtor për përgatitjen e veprave terroriste. Sipas kësaj partie, një vepër e tillë terroriste meriton dënim maksimal dhe jo 13 vite. “Ne konsiderojmë që ky vendim është jo i drejtë, i ulët dhe i ndikuar politikisht, për faktin se i akuzuari Gavriq është arrestuar në dhjetorin e vitit 2014 me 13 kg eksploziv pranë Ambasadës Amerikane dhe që planifikonte akt terrorist me përmasa katastrofale për vendin tonë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës. Një vepër e tillë terroriste dhe me sasi të madhe të eksplozivit, meriton dënimin maksimal, e jo 13 vite. Ky vendim i gjykatës edhe një herë vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE, se institucionet e drejtësisë në Kosovë janë të ndikuara nga politika”, thuhet në reagimin e Partisë ‘Fjala’.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …