Hisen Berisha

Hisen Berisha: Kosova duket si klient i dorës së dytë në OKB, Kurti e Osmani larg nivelit strategjik

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në Nju-Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Berisha vlerëson se aty shihen dy realitete të kundërta: Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, zhvillon takime të rëndësishme me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, për konsolidimin e dialogut strategjik dhe bashkëpunimit ekonomik e të sigurisë. Nga ana tjetër, Kurti është parë duke u endur në korridore dhe duke takuar senatorë periferikë, ndërsa presidentja Osmani shihet më shumë në skenat protokollare, duke pritur tek shkallët e Departamentit të Shtetit. Berisha thekson se kjo situatë tregon mungesë aksesimi të qendër të fuqisë reale, duke e paraqitur Kosovën si “klient të dorës së dytë” përpara aleatëve strategjikë. Ai akuzon se Kurti dhe Osmani po përpiqen të paraqesin një raport normal me SHBA-në, ndërkohë që sipas tij, realiteti politik rrezikon stabilitetin dhe pavarësinë e shtetit. Sipas Berishës, këto zhvillime nuk janë rastësi, por pjesë e një skenari ku qarkujt globalistë po përpiqen të manipulojnë udhëheqësit aktualë për të dobësuar Kosovën nga brenda.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …