Historianët e Shkupit përkujtojnë atdhetarin e mirënjohur shqiptar, Hasan Prishtina

Historianët e Shkupit përkujtojnë atdhetarin e mirënjohur shqiptar, Hasan Prishtina

Në 104-vjetorin e Çlirimit të Shkupit nga kryengritësit shqiptarë, dhe në 83-vjetorin e atentatit kundër prijësit të kësaj kryengritjeje, atdhetarit, Hasan Prishtina, sot një delegacion nga Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni  dhe Mehmet Prishtina, i cili pa asnjë fakt relevant pretendon se është trashëgimtarë i Hasan Prishtinës, vunë kurora lulesh para përmendores së heroit kombëtar të të gjithë shqiptarëve,  në Shkup. Delegacioni i historianëve udhëhiqej nga kryetari Skender Asani dhe historiani Nebi Dervishi, dhe veprimtarë të tjerë. Në 83 vjetorin e vrasjes së Hasan Prishtinës, ministritë e kulturës në Tiranë dhe në Prishtinë nuk kanë zhvilluar asnjë aktivitet përkujtimor.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …