Hoferer: Pavarësia e Republikës së Kosovës është fakt historik dhe realitet i pakthyeshëm

Kryetari i organizatës “Paneuropa-Jugend Bayern” (Rinia Panevropiane e Bavarisë) Christian Hoferer, ka deklaruar se pavarësia e Republikës së Kosovës është fakt historik dhe realitet i pakthyeshëm. Ai ka kritikuar ashpër deklaratën e fundit të kryetarit të Çekisë, Milosh Zeman i cili kishte thënë se Republika Çeke duhet të tërheq njohjen e Republikës së Kosovës. Këtë deklaratë, kryetari i organizatës “Paneuropa-Jugend Bayern” (Rinia Panevropiane e Bavarisë) Christian Hoferer, e ka quajtur tregues të gjunjëzimit para lobimit serb dhe përpara presidentit rus Vladimir Putin të kryetarit të Çekisë, Milosh Zeman. Ne e vlerësojm  dhe respektojm qëndrimin e Ministrit të Jashtëm çek Tom Czech Petříček dhe Kryeministrit çek Andrej Babi Bab, të cilët kanë thënë se janë kundër tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …