Holanda ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Holanda ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj kundër liberalizimit të vizave për Kosovën

Qëndrimi i Holandës mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministria e Jashtme e këtij shteti, ka thënë se pozicionin kundër ecjes së lirë në Schengehn, e mbajnë pasi që vendin tonë e konsiderojmë me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar. Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Demush Shasha, thotë se i kemi ofruar mjaft argumente shteteve skeptike si Holanda, se Kosova ka probleme në sundimin e ligjit. Ndryshe mendon analistit politik, Emir Abrashi, i cilit thotë se Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe sa i përket liberalizimit të vizave. Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …