Në Kleçkën e pathyeshme, kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, bashkë me kryetarin e NISMA-së Fatmir Limaj, përfaqësuesit e OVL-UÇK, familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, bënë homazhe në nderim të 25 vjetorit të rënies heroike të heroit të kombit, Ibrahim Mazreku – TORNADO, me shokët e tij, dëshmorët; Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu dhe Milaim Beha. TORNADO së bashku me shokët e tij dëshmorë, ishin shëmbëlltyra më e mirë e përpjekjeve dhe sakrificës për lirinë e çlirimin e vendit tonë. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, ka thënë me këtë rast kryetari Kastrati.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
