Deputeti i Nismës, Enver Hoti reagon ndaj deklaratave të Konjufcës, ku përmendet edhe Fatmir Limaj

Hoti: Akuza kundër Limajt është trajtuar dy herë nga UNMIK-u dhe njëherë nga Gjykata e Hagës

Nisma për Kosovën e konsideron si të pabazë ngritjen e aktakuzës për krime Lufte nga ana e Prokurorisë Speciale kundër kryetarit të kësaj partie, Fatmir Limaj. Deputeti, Enver Hoti ka thënë për mediet se kjo lëndë është trajtuar dy herë nga UNMIK-u dhe njëherë nga Gjykata e Hagës dhe ka rënë si rezultat i mungesës se provave. Është i pabazë fajësimi i Limajt për mos parandalimin e vrasjeve duke shtuar se për këto vrasje ekziston një komunikate ku Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e kishte marrë përgjegjësinë. Është absurd një pretendim i tillë, përderisa Prokuroria nuk ka emra të vrasësve dhe nuk dihen kryesit e veprës.  Si ka mundur Limaj ta parandalojë vrasjen e tyre kur ekziston në një komunikatë për mes së cilës, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e ka marrë përgjegjësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …