Hoti pas hyrjes në fuqi të masave anti-Covid apelon qytetarët për respektimin e tyre dhe mos në ndikojnë në rrijten e infekimeve

Kryeministri Hoti pas hyrjes në fuqi të masave anti-Covid apelon qytetarët për respektimin e tyre

Kryeministri Avdullah Hoti ka dhënë një mesazh pas hyrjes në fuqi të masave të reja anti-Covid. Ai përmes një postimi, ka thënë se mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës dhe se nuk duhet vështirësuar punën atyre. “Të nderuar qytetarë, Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Ejup Maqedonci merr pjesë në ministerialin e iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut në Sarajevë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron në Sarajevë për të marrë pjesë …